Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u ka garantuar pensionistëve që protestuan sot në ambasadën italiane se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.
Në një prononcim për mediat, Bucci shprehet se pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje.
“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.”, u shpreh Bucci.
Lini një Përgjigje