TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2023, 14:55

Athina si ndal presionet, deputeti grek vjen nesër në Tiranë dhe takon Fredi Belerin në spital

Shkruar nga Pamfleti
Athina si ndal presionet, deputeti grek vjen nesër në Tiranë dhe
Deputeti grek dhe Fredi Beleri

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë, ndërsa do të zhvillojë një takim privat me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë vizitës në vendin tonë, Syrigos do të bëjë një takim në ambientet e paraburgimit që ndodhet te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).

Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi me Belerin.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro.

Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

athina presione deputeti grek fredi beleri

Lini një Përgjigje