TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2023, 18:46

“Kushte çnjerëzore”, ‘Spiunia’ ruse e arrestuar në Gramsh rrëfen jetën në burg: Isha në izolim, për 2 muaj nuk fola me familjen

Shkruar nga Pamfleti

“Kushte çnjerëzore”, ‘Spiunia’ ruse e

Ishte data 21 gusht 2022, kur 3 persona të huaj kanë hyrë pa leje në një zonë të ndaluar në uzinën ushtarake të Gramshit. Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fedir Alpatov u kapën duke fotografuar objektin dhe madje u përleshën me rojet në uzinë.

Kisha planifikuar udhëtim njëmujor, i cili nisi në Kroaci dhe do të përfundonte në Greqi, por përfundoi atë pasdite me shi në Gramsh. Unë i njihja me parë dy miqtë e mi, të cilët i ftova t’i bashkoheshin këtij udhëtimi”, tregoi në një intervistë për Euronews Albania rusi Mikhail Zorin.

Ne qëndruam brenda për disa orë e teksa ishim jashtë, dikush ndoqi mikun tim rus. Ai u përpoq të vetëmbrohej duke i sulmuar ata me spry. Policia erdhi, dhe siç e dini, na arrestoi të treve”, kujton Svetlana Timofoeva, rusja  që u arrestua në Gramsh bashkë me dy miqtë e saj.

Në intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Svetlana thotë se e fitoi lirinë, pas 9 muajve në izolim, por në këtë periudhë ka përjetuar një torturë të vërtetë.

Tre muajt e parë u vendosa në spitalin e burgut, në izolim të plotë, pa asnjë kontakt me botën jashtë. Më pas më kaluan në burgun e grave, përsëri në kushte izolimi, ku nuk me lejohej të flisja me askënd”, rrëfen Timofoeva.

Tre personazhet që vunë në lëvizje shtetin shqiptar, janë ende në Shqipëri dhe dënojnë regjimin e Putinit. Prej tyre, vetëm rusi Mikhail Zorin është në arrest shtëpie, ndërsa Svetlana Timofoevas dhe Fedir Alpatov i janë bllokuar pasaportat dhe nuk iu lejohet të largohen nga Shqipëria.

spiunia gramsh

Lini një Përgjigje