
Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu është shkarkuar nga detyra pasi nuk mundi të justifikojë pasuritë e veta.
Ai nuk u paraqit këtë të enjte në seancën e njoftimit nga KPK. Shehu mungoi gjithashtu edhe në seancën dëgjimore më 7 gusht, për vetingun e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi prokurorin pasi ai nuk kishte fakte të justifikonte pasuritë.
Procesi u krye nga trupa e KPK, udhëhequr nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pino dhe anëtare Alma Faskaj.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni bëri me dije se gjatë hetimit kishte gjetur pamundësi të prokurorit Shehu dhe bashkëshortes së tij për justifikuar pasuritë në vlera të mëdha që posedojnë. Gjithashtu, KPK ngriti dyshime për transaksione bankare të paprovuara ligjërisht dhe deklarime të pasakta për të justifikuar burimin e tyre.
Karriera e Bardhyl Shehut filloi në vitin 1985 ku ai punoi si oficer i Policisë Gjyqësor dhe e ushtroi për gati dy dekata këtë pozicion. Më pas, në vitin 2005 ai u emerëua si prokuror në Prokurorinë e Kurbinit, nga e cila kaloi në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, pas miratimit të hartës së re gjyqësore.
Lini një Përgjigje