
Gazetari Arsen Rusta duke folur për emërimin e 12 drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit në qarqe, tha që 11 janë drejtues të rinj, por me karrierë në polici.
Rusta tha se mesazhi është i qartë: “nuk ka më policë që duhet të ndjekin stilin e xhaketave të vjetra”. Sa i takon ndryshimeve në komisariate, Rusta tha do të ketë më tepër rokadë se sa rifreskim.
“Përzgjedhja i është nënshtruar një konkursi, në të njëjtën mënyrë siç u përzgjodh kryepolici Ilir Proda. Certifikuesit ose vlerësuesit s’kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, por kanë qenë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ka qenë një konkurs i ndarë në dy faza, dokumentacion, testim edhe me gojë. Te konkursi me gojë nga 43 kandidatë, 4 prej tyre nuk u paraqitën, çka bëri që të mbeten 38. Ishte folur që 12 të parët do jenë drejtues policie. Ka qenë vendimi i ministrit të Brendshëm z.Hoxha që nga 12 të parët të shtohen edhe 3 të tjerë, dhe brenda tyre të dalë lista e drejtuesve. Vetëm 11 janë rishtazi drejtues policie, i 12-ti është drejtor aktual, Skënder Hita, ka qenë drejtor në Durrës dhe kalon në Fier. Vlen për t’u theksuar që dy prej drejtuesit aktualë, në qarkun Lezhë dhe Fier, kanë kandidatë efektivë që kanë kandiduar edhe për të qenë drejtor të përgjithshëm.
Kemi të bëjmë në një ndryshim në 99 për qind, pasi 11 janë drejtues të rinj, por jo policë të rinj. Më i pakti prej tyre ka 10 vite në polici. Janë efektivë policie që kanë karrierë, por edhe menaxherë. Janë marrë bilancet dhe CV-të e tyre, dhe platformat që kanë prezantuar. Tirana do drejtohet nga një efektiv që stazhin dhe karrierën e ka në territorin e Tiranës, z.Elton Alushi. Artion Duka ka qenë drejtor i Vlorës para disa vitesh dhe shkon në Dibër. Ata kanë një mesazh të qartë, nuk ka më policë që duhet të ndjekin stilin e xhaketave të vjetra, ose të gjurmojë për një merimetim çatie apo shkallësh qytetarët në zonat rurale. Te komisariatet s’do ketë një rokadë kaq masive, por do kemi që nga shef komisariati që mund të ketë qenë në Librazhd, Cerrik, do të kalojë në një vend tjetër. Do kemi më tepër rokadë se rifreskim”, tha ai në "MCN".
Lini një Përgjigje