
Gazetarja e Anila Hoxha ka zbuluar detaje për masakrën e Dobraçit.
Më 30 tetor 2024 gjatë një atentati mafioz humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Policia ka shpallur në kërkim dy persona, pro sipas gazetares është identifikuar dhe një i tretë që ka pasur rol ndihmës në këtë masakër.
“Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.
Gazetarja Anila Hoxha bazuar në burime pranë grupit hetimor thotë se në fakt personi i veshur me të zeza që shfaqet në videon e atentatit është Ibrahim Lici, i cili është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.
“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë”, tha ai.
Lini një Përgjigje