TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 13:23

U zgjodh në krye të policisë së Shkodrës, ministri porosi Fatmir Lleshajt: Autorët e “Dobraçit” pas hekurave!

Shkruar nga Pamfleti

U zgjodh në krye të policisë së Shkodrës, ministri

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar sot 12 drejtuesit e policisë në qarqe.

Ai ka dhënë porositë drejtuesit të ri të qarkut Shkodër Fatmir Lleshaj për atentati me katër viktima në Dobraç, ku tha se autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë. 

Ministri shtoi se policia duhet të heqë dorë nga ndjekja e rasteve si riparime të vogla në banesat në fshat duke theksuar se misioni i policisë është tjetër, nga ai i ‘ngacmimit” të qytetarëve nga punonjës të papërgjegjshëm.

“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët.
Edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia.", tha Hoxha.

Ai u ndal edhe tek nevoja e policisë për t’u pastruar nga “qelizat” e infektuara nga krimi. Ministri porositi drejtuesit e rinj të kenë një qaje më proaktive ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe mediave.

 

Lini një Përgjigje