TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 16:26

Ekzekutimi i Eduard Reçit, Softa: Krimi mund të ketë lidhje me konfliktin që denoncoi biznesmeni në polici

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Eduard Reçit, Softa: Krimi mund të ketë lidhje me

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar ekzekutimin e biznesmenit Eduard Reçi. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe humbi jetën disa orë më pas në spital, ku u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Softa shprehet se krimi mund të ketë lidhje me veprimtarinë e biznesmenit në fushën e ndërtimit. Ai shton se Eduard Reçi, më herët ka bërë një denoncim në polici lidhur me një konflikt që ka pasur me një person në fushën që operonte. Sipas ekspertit, ky konflikt kishte të bënte me pronat.

“Ka pasur një denoncim në polici nga viktima lidhur me një konflikt që ka pasur me një tjetër person lidhur me pronësinë. Mendoj se po hetohet në pistën e veprimtarisë së tij si biznesmen, nuk besoj se ka lidhje kjo vrasje me punën që Reçi ka bërë shumë vite më parë si zyrtar i Shërbimit Sekret”, tha Softa për “Balkanweb”.

Lini një Përgjigje