
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka ironizuar garën për drejtuesit e policisë në qarqe, ku zgjodhën 12 drejtuesit e rinj.
Ai ironizon duke thënë që “shyqyr që mbaroi kjo garë që të qetësohet politika dhe grupet e ‘çunave’ që lobuan dhe pritën të emërohen të preferuarit e tyre.
Murrizi ironizon gjithashtu “rrokadën” mes të njëjtëve emra prej 20 vitesh që ndërrohen si gomat e makinës.
“Shyqyr që mbaroi kjo “gara” për Drejtorët e Policisë nëpër qarqe se jo vetëm politika por tani besoj që u qetësuan edhe grupet e “çunave” që kanë lobuar e pritur që të emërohen të preferuarit e tyre nëpër disa qarqe ku “çunat” kanë “biznese”.
Më në fund mbaroi dhe “rrokada” mes të njëjtëve emrave rrangallë prej 20 vitesh që ndërroheshin si gomat e makinës kur ju konsumoheshin lulet”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.
Murrizi u shpreh më herët se tre ish-Sigurimsa në shërbim të grupeve kriminale vendosën 12 kryepolicët e qarqeve, duke iu drejtuar komisionit përzgjedhës.
Lini një Përgjigje