
Tani është zyrtare. Zhoze Murinjo është trajneri i ri i Benfikës. Klubi portugez ka nënshkruar me teknikun e njohur, këtë të enjte.
“Benfika njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Zhoze Mario dos Santos Murinjo Feliks për të nënshkruar një kontratë pune sportive deri në fund të sezonit 2026-2027.
Për më tepër, 10 ditë pas ndeshjes së fundit zyrtare të sezonit 2025-2026, në të njëjtat kushte, si Benfika ashtu dhe trajneri kanë mundësinë të zgjedhin të mos e rinovojnë kontratën për sezonin 2026-2027”.
Murinjo la Fenerbahçen, pikërisht pas skualifikimit nga Champions ndaj Benfikës. Rastësia e solli tashmë në krye të tyre, që në anën tjetër shkarkuan trajnerin Bruno Lage.
62-vjeçarin nuk do e kishte menduar askush për këtë rikthim kaq të shpejtë. Karriera e Murinjos nisi pikërisht te Benfika. Pjesa tjetër me Porton, Interin, Çelsin, Realin, Junajtid apo Romën ishte histori.
Lini një Përgjigje