
Tifozi i Liverpulit, Xhoni Pulter ishte ai që u përplas me trajnerin e Atletikos së Madridit, Diego Simeone.
“Është koha të shfryhemi për atë që ndodhi mbrëmë me Simeonen. Media spanjolle e pyeti se çfarë u tha, nëse ishte raciste, nëse ishte për Luftën e Ishujve Falkland, të gjitha këto budallallëqe, apo jo? Nuk u tha asgjë raciste nga unë apo dikush tjetër, nuk pati kurrë një referencë për Luftën e Ishujve Falkland nga unë apo dikush tjetër, por fakti që e pyetën dhe ai nuk u përgjigj, dhe thjesht u ngrit dhe u largua, e la situatën të hapur për spekulime për të gjithë. Unë kurrë nuk thashë asgjë, përveç… (gjesteve) shko q* veten. Kur barazuan shifrat, festuan para nesh dhe pastaj Simeone erdhi tek unë dhe pështyu mbi mua.”
Ndeshjet e Champions liges bartin shume tensione.Shto ketu edhe menyra si rrodhen ngjarjet ,plus kur je aq prane tifozafe kundershtare.