TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2025, 16:05

Superkupa e Italisë nuk ndryshon destinacion dhe format, mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

Shkruar nga Pamfleti

Superkupa e Italisë nuk ndryshon destinacion dhe format, mësohen dy

Superkupa e Italisë do të zhvillohet përsëri në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Vendimi është zyrtarizuar nga Lega Seria A, duke konfirmuar se edhe këtë edicion kompeticioni do të mbahet me formatin e ri me katër skuadra.

Pas diskutimeve për një zhvendosje të mundshme në Xhedah, autoritetet sportive italiane dhe organizatorët sauditë kanë zgjedhur që për të dytin vit radhazi trofeu të vendoset në Riad. Gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 dhjetor 2025, ndërsa finalja më 22 dhjetor 2025.

Në garë për Superkupën e Italisë do të jenë:

Napoli (kampioni i Serisë A 2024-2025)

Bolonja (fituese e Kupës së Italisë 2024-2025)

Interi (vendi i dytë në Serinë A)

Milani (finalisti i Kupës së Italisë)

Sipas shortit, gjysmëfinalja e parë do të jetë Napoli-Milan (18 dhjetor), ndërsa gjysmëfinalja e dytë Bolonja-Inter (19 dhjetor). Fituesit do të përballen në finalen e madhe më 22 dhjetor, ku do të mësohet kush do të ngrejë trofeun e Superkupës së Italisë.

 

milan inter napoli bolonja superkupa e italisë

Lini një Përgjigje