
Hansi Flik bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Njukasëllit në Champions League. Surpriza patjetër që ka.
Lamin Jamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut.
Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flik ka bërë kritika publike.
Të hënën dhe dje, Jamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.
Lini një Përgjigje