
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Champions League. Në “Fortuna Arena” në Pragë, Slavia shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt. Për çekët shënoi Jusufa Mboxhi në secilën pjesë nga një gol, ndërsa për norvegjezët ngushtoi fillimisht shifrat Daniel Basi në minutën e 78.
Vlen për t’u përmendur se kur rezultati ishte 1-0, Bodo/Glimt pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Kasper Hog gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 90 me Sondre Fet. Rezultati final 2-2. Slavia e Pragës shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Bodo/Glimt debuton me 1 pikë në grupet e Champions League.
Në Pire, Olimpiakosi vendas barazoi pa gola me Pafos. Qipriotët debutojnë kështu me 1 pikë në Champions League. Për më shumë se 70 minuta kampionët e Qipros luajtën me një lojtar më pak, pasi sulmuesi brazilian Bruno, mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës.
Lini një Përgjigje