TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 18:42

Një ngjarje e rëndë godet futbollin serb, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

Shkruar nga Pamfleti

Një ngjarje e rëndë godet futbollin serb, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares serbe, Dejan Milovanoviç, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd.

Sipas mediave vendase, Milovanoviç ishte duke u përgatitur të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë. Ai pësoi një infarkt të dyfishtë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, nuk u arrit të shpëtohej jeta e tij.

Klubi i Crvena Zvezdës reagoi me një mesazh ngushëllimi:

Dejan ishte më shumë se një futbollist. Një djalë i rritur në akademinë tonë, kapiten dhe mik i madh, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te bashkëlojtarët dhe tifozët. Ai do të mbahet mend si një njeri i gëzuar, i përkushtuar dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Largimi i tij i parakohshëm ka krijuar një boshllëk të madh në familjen tonë,” thuhet në komunikatën e klubit.

Milovanoviç, që kishte kaluar të gjitha grupmoshat e Crvena Zvezdës, pas mbylljes së karrierës aktive kishte vijuar të ishte pjesë e aktiviteteve të klubit së bashku me veteranët.

dejan milanoviç ish-kapiteni i kombëtares serbe crvena zvezda

Lini një Përgjigje