TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 17:09

Më shumë kartonë të kuq se gola, Teuta mposht Dinamon në ndeshjen e prapambetur

Shkruar nga Pamfleti

Më shumë kartonë të kuq se gola, Teuta mposht Dinamon

Teuta ka dhënë një tjetër provë të “ringjalljes” së saj teksa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë pretendentëve të Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave.

E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të shpejtë të Vidal. Gjithsesi, ishin vendasit të cilët goditën në zhvillimin e një goditje nga këndi duke gjetur avantazhin me Kotobellin e më pas u mbrojtën me rregull.

Dinamo provoi në çdo mënyrë që të gjente barazimin, duke rrezikuar disa herë Selmanin, por pa sukses. E njëjta tablo vazhdoi edhe kur Jorgji baraspeshoi forcat në fushë me kartonin e kuq për Nanin, pasi Dinamo vijoi sulmet. Por ata deri në minutën e fundit nuk prodhuan një gol, duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 1-0 për Teutën që bën hapa para në renditje.

Pas këtij triumfi, Teuta shkon në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e 3 në tabelë. Në krahun tjetër me 3 pikë pas 3 ndeshjesh, djemtë e Ilir Dajës renditen në vendin e 7.

dinamo teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje