TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 15:59

Penalltia e dytë e Realit krijon polemika, si po favorizohen madrilenët nga UEFA edhe në epokën e VAR-it (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Penalltia e dytë e Realit krijon polemika, si po favorizohen

Reali i Madridit iu fal të martën dy penalltive të kthyera në gol nga Kilian Mbape për të përmbysur 2-1 Marsejën në ndeshjen e parë të raundit të parë në fazën e ligës të Champions League.

Penalltia e dytë dhënë në favor të 'Galaktikëve' ka krijuar polemika, pasi ishte inekzistente. I këtij mendimi ka qenë edhe trajneri i Marsejës, Roberto De Zerbi, i cili e quan të turpshëm vendimin e arbitrit.

Ishte pak e turpshme, do ta thoja këtë edhe sikur të ishte në favorin tim. Nuk ishte penallti. Nuk mendoj se ishte kompensim për kartonin e kuq.

Pas të kuqit duhej të shtynim më shumë. Duhet të mësojmë që këto ndeshje të bëhen normalitet për ne. Vetëm kështu bëjmë hapin e madh në mentalitet dhe ambicie”, tha De Zerbi mes të tjerash.

Pas ndeshjes, edhe autori i dy golave, Kilian Mbape është shprehur se vendimi ka qenë i çuditshëm dhe se është e vështirë të ketë 'logjikë në këtë vendim'.

reali i madridit champions league

Lini një Përgjigje