TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 22:28

Portieri realizon autogol qesharak në Ligën e Kampioneve, vendoset rekordi i ri

Shkruar nga Pamfleti

Portieri realizon autogol qesharak në Ligën e Kampioneve, vendoset

Ndeshja mes Totenhemit dhe Vijarealit në Ligën e Kampioneve ka shënuar shumë shpejt një rekord të ri për turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Sfida nisi me një gol të shpejtë të shënuar që në minutën e 4 të duelit. Ishte një top i krosuar në zonë nga e djathta e sulmit të Totenhemit që u kontrollua në pamje të parë mirë nga portieri Luiz Zhunior. Por pastaj ky i fundit bëri të pamenduarën duke shtyrë topin në rrjetën e portës së tij.

Ky moment qesharak rezulton të jetë një rekord për Ligën e Kampioneve. Ndonëse janë shënuar edhe më parë autogola nga portierë të ndryshëm, asnjë prej tyre nuk ishte realizuar më herët, duke e bërë atë të Luiz Zhunior më të shpejtin në historinë e turneut.

 

totenhem vijarreal liga e kampioneve

Lini një Përgjigje