
Përfundojnë 4 ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Juventusi dhe Dortmundi kanë dhuruar spektakël. Ndeshja e luajtur në “Allianz Stadium” u mbyll në barazim me rezultatin e thellë 4-4.
Gjermanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 52. Ishte Karim Adejemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 64, bardhezinjtë barazuan shifrat me Kenan Yilldiz. Brenda një minute, Dortmundi riktheu sërish baraspeshën me golin e realizuar nga Feliks Nmeça.
Në minutën e 67, Dushan Vlahoviç barazoi shifrat, ndërsa 8 minuta më vonë Jan Kuto i dha 3 pikët e para Borusias së Dortmundit.
Në minutën e 86, Bensebaini thelloi diferencën në 2-4, duke hipotekuar fitoren e Dortmundit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Juventusi ngushtoi shifrat në 3-4 me Vlahoviç në minutën e 90+4, ndërsa nëminutën e 90+6, Lloid Kelli barazoi shifrat në 44
Reali ka mposhtur me vështirësi 2-1 Olimpikun e Marsejës në “Santiago Bernabeu”, duke iu falur “ruletës” së penalltive.
Pas pesë minutash lojë, Aleksandër Arnold la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij hyri Dani Karvahal. Në minutën e 22 u zhbllokua rezultati.
Arda Gyler u tregua i pavëmendshëm dhe humbi topin, aty përfituan francezët që u nisën në kundërsulm. Mejzën Grinud dha asist fantastik për Timoti Ueah, ish-lojtari i Juventusit dërgoi topin në rrjetën e Kurtua.
Në minutën e 29, Kilian Mbape barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Rodrigo, pasi braziliani u pengua nga mbrojtësi kundërshtar brenda zonës.
Në minutën e 72, Dani Karvahal la Realin me 10 lojtarë, duke komplikuar gjërat, por për madrilenët nuk ndodhi kështu.
Në minutën e 81, skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso gejti edhe golin e fitores po nga pika e bardhë e penalltisë. Kilian Mbape u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në Londër, Tottenham fitoi 1-0 ndaj Vijarrealit. Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 4-, falë një autogoli. Një krosim i lehtë i Bergavall nuk u zotërua mirë nga portieri i Vijarrealit, Luiz Zhunior dhe i shpëtoi nga duart duke përfunduar në rrjetë.
Në Lisbonë, Benfica u mposht me përmbysje 2-3 nga Karabagu. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë me Barneçean në minutën e 6 dhe Pavlidis 10 minuta më vonë. Miqtë ngushtuan shifrat me Leandro Andrade në minutën e 30.
Sapo nisi pjesa e dytë, azerët barazuan shifrat me Kamilo Duran në minutën e 48. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Karabagu përmbysi shifrat me golin e realizuar nga Oleksi Kashçuk në minutën e 86.
Ky ishte rezultati i dytë surprizë për mbrëmjen e sotme, pas fitores 1-3 të Union Sent Xhillois ndaj PSV Eindoven në fushën e këtyre të fundit.
Lini një Përgjigje