TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 19:04

“Një debutim për t’u mbajtur mend”, Juventusi mesazh Zhegrovës në barazimin dramatik me Dortmundin në Champions

Shkruar nga Pamfleti

“Një debutim për t’u mbajtur mend”, Juventusi mesazh

Pritjes i erdhi fundi, sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova bëri mbrëmë debutimin me fanelën e Juventusit, teksa “rekordmenët” e Italisë morën një barazim dramatik 4-4 me Borusian e Dortmundit.

Sulmuesi 26-vjeçar, hyri ne fushën në minutën e 87, kur rezultati ishte 2-4 për gjermanët. Por futja e tij në fushë ndikoi për mirë, evitimin e humbjes në kohën shtesë. “Zonja e Vjetër” në rrjetet sociale i ka bërë një dedikim Zhegrovës:

Një debutim për t’u mbajtur mend”, e shoqëruar me ngjyrat bardhezi.    

edon zhegrova sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje