TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 21:41

Muriqi përkrah Mbape dhe Levandovskit, sulmuesi shqiptar mes më të mirëve në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi përkrah Mbape dhe Levandovskit, sulmuesi shqiptar mes më

Vedat Muriqi është rikthyer sërish në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola në 4 javët e para të kampionatit, duke shfaqur kështu një nivel të lartë me fanelën e Majorkës. Mbrëmjen e djeshme “pirati” tundi dy herë rrjetën e Espanjolit, duke qenë padiskutim më i miri në fushën e lojës.

Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.5 nga “Sofascore”. Një notë që e ka përfshirë Muriqin në formacionin ideal të javës së 4 në La Liga. Sulmi përbëhet prej tij, Levandovskit dhe Mbape.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar majorka

Lini një Përgjigje