
FIFA ka publikuar këtë të enjte përditësimin për renditjet e skuadrave kombëtare.
Falë fitores 1-0 kundër Letonisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në Grupin K, kombëtarja shqiptare ndodhet në pozicionin e 66-të, duke fituar dy pozita nga hera e fundit. Me 1380.66 pikë, kuqezinjtë lënë pas Emiratete e Bashkuara Arabe, Gjeorgjinë apo Finlandën.
Nga ana tjetër, Kosova vijon të bëjë arritje historike, duke u pozicionuar në vendin e 91-të, për herë të parë në histori. Fitorja 2-0 kundër Suedisë u ka dhënë 'Dardanëve' një ngjitje me katër pozita në FIFA.
Ndërkohë është Spanja që merr vendin e parë në renditje, duke zbritur Argjentinën kampione në fuqi nga kreu pas afro tre vitesh. Franca ndodhet në vendin e dytë, ndrësa Argjentina vetëm në pozitën e tretë në botë. Më pas vjen Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika, Kroacia dhe Italia.
Lini një Përgjigje