
Fitorja e Arsenalit ndaj Realit të Madridit me rezultatin 3-0, jo vetëm që i dha një sukses të rëndësishëm “topçinjve” në çerekfinale, por bëri që të festojnë edhe klube të tjera në Premier Ligë.
Zyrtarisht, Anglia ka arritur pikët e nevojshme, për t’u përfaqësuar me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League.
Me Arsenalin dhe Liverpulin, që thuajse kanë siguruar 2 vendet e para, lufta për 3 vendet e tjera do të jetë mes 6 ekipeve, ose ndoshta dhe më shumë.
Aktualisht Notingam Forest renditet në vendin e tretë me 57 pikë, ndërsa më pas vijnë Çelsi dhe Njukasëlli me nga 53 pikë dhe Mançester Siti i vendit të gjashtë me 52 pikë. Nuk duhet harruar as Aston Vila e vendit të shtatë me 51 pikë.
Këto ekipe do të luftojnë për t’u renditur në 5 vendet e para, për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ekziston mundësia që Anglia të ketë 6 ekipe në Champions. Kjo mund të realizohet në rast se njëra nga Mançester Junajtid ose Totenhemi fitojnë Ligën e Europës.
Dy skuadrat ndodhen në pozita të vështira në Premier Ligë, por pjesëmarrjen në Champions mund ta sigurojnë nga Liga e Europës.
Lini një Përgjigje