TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 17:17

Transferuan në merkaton e dimrit portierin e Napolit, te Kaljari vendosin përfundimisht në verë për Alen Sherrin

Shkruar nga Pamfleti

Transferuan në merkaton e dimrit portierin e Napolit, te Kaljari vendosin

Alen Sherri u trnasferua nga Egnatia te Kaljari në Serinë A, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Gardiani i portës deri më tani ka mundur të luajë në 7 ndeshje me skuadrën italiane, por siç duket nuk i kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e klubit nga Sardenja.

Këta të fundit në merkaton e dimrit transferuan Elia Kaprilen. Ky i fundit erdhi nga Napoli në formë huaizmi, me Kaljarin që në fund të sezonit ka të drejtën të blejë përfundimisht kartonin e tij.

Pikërisht kështu do të veprojnë drejtuesit e skuadrës italiane, të cilët në fund të sezonit do të aktivizojnë klauzolën për të blerë përfundimisht kartonin e 23-vjeçarit. Në këto kushte do të thotë që Sherri mesa duket nuk shihet si titullar dhe ish-i i Egnatias do të duhet të luftojë për të fituar besimin e stafit të skuadrës për t’i besuar “çelësat” e portës për sezonin e ardhshëm.

alen sherri portieri shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje