TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 15:25

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit shkarkon Fabio Kanavaron

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit shkarkon Fabio Kanavaron

Dinamo e Zagrebit ka shkarkuar Fabio Kanavaron. Lajmi për largimin e trajnerit u bë publik nga klubi kroat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Vendimi erdhi pas një ecurie të ekipit ku luan edhe lojtari i kombëtares, Arbër Hoxha, me 25 herë kampionët e Kroacisë që fituan vetëm dy ndeshje nga shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Ndeshja  e fundit e teknikut Kanavaro në krye të krye të skuadrës ishte humbja 3-0 në transfertë ndaj Istra 1961 në 1. HNL gjatë fundjavës. Hoxha me shokë renditen në vendin e tretë me 46 pikë, tetë pikë larg liderit Hadujk Split.

fabio kanavaro dinamo e zagrebit arbër hoxha

Lini një Përgjigje