
Tim Civeja është rikthyer si protagonist me Sarbruken në Gjermani. Këta të fundit fituan me rezultatin 2-0 përballë Aue dhe goli i parë u asistua pikërisht nga Civeja.
Mesfushori shqiptar bëri gjithçka mirë me pasimin e dhënë në zonë, për t’i hapur rrugë fitores. Ndeshja kishte vlerë për javën e 32 të Ligës së Tretë.
Civeja nuk u aktvizua në dy ndeshjet e fundit dhe u kthye kështu me këmbën e mbarë. Sarbruken mban vendin e katërt dhe synon të ngjitet në Bundesligën 2.
Lini një Përgjigje