
Prag ndeshja e Champions League mes PSG dhe Aston Vilës u shoqërua mes përplasjeve të tifozëve në rrugët e kryeqytetit francez.
Mbrëmjen e djeshme, momente të tensionit të lartë kanë ndodhur pranë një lokali parizien, me karrige dhe grushte, siç dokumentohet nga disa video që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.
Edhe pse nuk ka rivalitet historik mes dy skuadrave, pjesëmarrja masive e tifozëve anglezë, rreth një mijë mbështetës të Vilës pa bileta, sipas “Daily Mail”, ka rritur ndjeshëm nivelin e alarmit.
PSG and Aston Villa fans clashing in Paris ahead of tomorrows game. ???? pic.twitter.com/pkw56M32JG
— Football Away Days (@FBAwayDays) April 8, 2025
Nuk dihet ende nëse përplasjet kanë qenë të paramenduara apo një incident i izoluar, por situata ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe ngre shqetësime për sigurinë përpara ndeshjes së sotme në “Parc des Princes”.
Autoriteteve tani po u kërkohet të rrisin mbikëqyrjen për të parandaluar që mbrëmja e futbollit të kthehet në një skenë dhune të mëtejshme.
Lini një Përgjigje