TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 17:38

FIFA trondit Dinamon, Bluve i bllokohet merkatoja nga organi më i lartë i futbollit botëror

Shkruar nga Pamfleti

FIFA trondit Dinamon, Bluve i bllokohet merkatoja nga organi më i

Dinamo është tronditur nga vendimi i fundit i FIFA-s. Dinamovitëve iu është bllokuar merkatoja, teksa tashmë nuk do të mund të bëjnë regjistrime të futbollistëve në merkaton e ardhshme.

FIFA ka marrë këtë vendim, pasi rezulton se “Blutë” nuk kanë shlyer detyrimet e tyre dhe ende nuk bëhet me dije se ndaj cilit lojtar. Kjo rrjedhimisht ka sjellë penalizim për ta.

Një lajm aspak pozitiv për “Blutë”, të cilët po luftojnë në Superiore për të fituar titullin kampion. Pas këtij lajmi sigurisht që Ilir Daja ka vënë “duart në kokë”, pasi është një situatë e cila pengon klubet për t’u përforcuar.

Vlen të theksohet se me merkato të bllokuar janë edhe Tirana dhe Laçi, të cilët vazhdojnë të kenë detyrime të pashlyera ndaj futbollistëve. Gjithashtu edhe Vllaznia ishte një tjetër ekip me merkato të bllokuar, por shkodranët kanë arritur të shlyejnë të gjitha detyrimet dhe ta zhbllokojnë atë.

dinamo fifa ilir daja

Lini një Përgjigje