
Kombëtarja e Kosovës U-22 për femra ka fituar pikët në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë në ndeshjen kundër Serbisë.
Volejbollistet serbe refuzuan të paraqiten në fushë, gjë që nënkuptoi një fitore të menjëhershme të vajazave “Dardane”, shkruan KosovaPress.
Yllka Jashari dhe Merilona Avdullahu, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari fituan pikët e para të Kampionatit Ballkanik ndaj Serbisë.
Ndeshja e radhës për vajzat kosovare do të jetë sonte në orën 19:30 ndaj Rumanisë. Ky kampionat po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Lini një Përgjigje