
Elina Xhengo, atletja me origjinë shqiptare e cila ka lindur dhe garon për Greqinë është kurorëzuar kampione europiane e shtizës për femra vitin e kaluar në Mynih, në kategorinë U-20 në Talin dhe tani po kërkon të kompletojë një tripletë tjetër të artë medaljesh në Europianin U-23 në Espoo të Finlandës.
Atletja 21-vjeçare me origjinë nga Korça e nis sot fushatën e saj në Europianin U-23.
Xhengo merr pjesë në grupin e parë kualifikues dhe me rekordin e këtij viti 63.65 m, ajo ka performancën më të mirë nga 19 garueset. Kufiri i kualifikimit për finalen e së dielës është 56.50 m.
Lini një Përgjigje