
Espanjoli po fillon merkaton e verës. Skuadra e sapo rënë në La Liga 2, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares sonë, Keidi Bare ka nisur të mendojë largimet nga ekipi.
Siç duket emri i parë në listë është Keidi Bare. Deri para disa ditësh 25-vjeçari kishte statusin e të paprekshmit në ekip, por problemet financiare kanë bërë që Keidi të jetë një “pikë” kryesore për të sjellë të ardhura në klub.
Kontrata e 25-vjeçarit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por edhe pse trajneri e pëlqen shumë lojtarin ai mund të largohet këtë merkato, pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero.
Lini një Përgjigje