
Përfundon ndeshja e turit të parë të Ligës së Konferencës. Vllaznia duket se i ka thënë lamtumirë këtij kompeticioni pa nisur mirë, pasi është mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 nga Linfildi i Belfastit në Irlandën e Veriut.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 57. Qarri arriti të largonte topin në vijën fatale, por Meki e shtyu drejt rrjetës.
11 minuta më vonë, lojtarët e Linfildit përfituan nga një gabim i mbrojtjes shkodrane dhe Meki dyfishoi shifrat.
Në minutën e 76, Skot trefishoi rezultatin për ekipin e tij. Ai mori një top në zonë dhe me një goditje me të majtën dërgoi topin drejt rrjetës.
Në minutën e 89, Vllaznia ngushtoi diferencën. Balaj dha një top me kokë në zonë dhe Juriç goditi për ta dërguar topin në rrjetë.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 20 korrik në “Loro Boriçi”.
Lini një Përgjigje