TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 21:45

Gjilani bën paqe në Luksemburg, Klodian Duro e nis me këmbën e mbarë aventurën europiane tek ekipi kosovar

Shkruar nga Pamfleti

Gjilani bën paqe në Luksemburg, Klodian Duro e nis me këmbën

Klodian Duro e ka nisur pozitivisht aventurën e tij te skuadra e Gjilanit, që mbrëmjen e sotme, barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj luksemburgasve të Niederkorn, teksa kualifikimi për në turin e dytë të Ligës së Konferencës mbetet i hapur për në sfidën e kthimit që do të luhet pas 1 jave. 

Vlen të theksohet fakti se në radhët e Gjilanit, titullarë në këtë përballje u aktivizuan dhe dy futbollistët e huazuar nga Kukësi, bëhet fjalë për portierin Tafas dhe sulmuesin Rashiti.

Ndërkohë që të dy golat ekipi i Klodian Duros, i realizoi me penallti, që mbajnë firmën e Ramadanit në minutat 48 dhe 66. 

gjilani niederkorn

Lini një Përgjigje