TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 17:45

Përfundon pjesa e parë/ Fati nuk është me Egnatian, trajneri i rrogozhinasve vendos duart në kokë, Kasa humbet shansin e artë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Fati nuk është me Egnatian, trajneri

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të parë të Ligës së Konferencës. Egnatia është mundur në në transfertën armene, teksa është mundur nga Ararat Armenia me rezultatin minimal 1-0. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36.

Rrogozhinasit u shfaqën të rrezikshëm me dy raste në minutat 9 dhe 11.

Në fillim Paulauskas la një top për Duamenën, por ky i fundit provoi me të majtën dhe tentativa e tij përfundoi jashtë portës.


2 minuta më vonë, Kasa kontrolloi mjaft mirë një top në zonë dhe tentoi me të majtën, por Ermakov arriti të ndalte topin.


Në minutën e 18, Kasa doli i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij me të majtën përfundoi jashtë kuadratit. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova nuk i besoi rastin të humbur dhe vuri duart në kokë.


Në minutën e 36, Alemano provoi me kokë dhe gjeti rrjetën duke mposhtur portierin Sherri dhe mbrojtjen e Egnatias.


Rrogozhinasit do të provojnë të vazhdojnë ëndrrën e tyre pas një sezoni fanastik në Superiore, ku veç vendit të tretë në klasifikim arritën të fitonin edhe Kupën e Shqipërisë.

egnatia ararat armenia liga e konferencës

Lini një Përgjigje