TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 16:56

Incidenti i parë në debutimin e Vllaznisë në Ligën e Konferencës, një person tenton të hidhet nga ura dhe bllokon autobusin e shkodranëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti i parë në debutimin e Vllaznisë në Ligën e

Një e papritur ka ndodhur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku Vllaznia do të debutojë sot për ndeshjen e parë të saj europiane kundë Lindfildit në Ligën e Konferencës.

Pas përfundimit të seancës stërvitore të zhvilluar në “Windsor Park” të Belfastit, veç protestave në rrugët e kryeqytetit të Irlandës së Veriut, që kishin bllokuar një sërë rrugësh, autobuzi i skuadrës u përball edhe me një incident.


Një person kishte hipur mbi urë, duke kërcënuar se do të hidhej. Dhjetëra policë izoluan zonën, duke bllokuar edhe lëvizjen e ekipit shkodran për në hotel. Pas rreth 20 minutash personi tentoi të largohej për t'u spostuar në pjesën tjetër të urës dhe për të vazhduar kërcënimin e tij.

Për fat policia arriti t'i gjejë një rrugëdalje autobusit të Vllaznisë dhe të largohej nga ajo ngjarje që më tepër se frikën, i shtoi kuriozitetin lojtarëve dhe stafit të pranishëm në autobus, të cilët nxituan të xhironin me telefonat e tyra këtë ngjaje të pazakontë.

Paraditen e sotme futbollistët shkodranë zhvilluan një shëtitje relaksuese nëpër rrugët e qytetit të Belfastit, për t'u rikthyer më pas në hotel nga ku, pas drekës do të zhvillojnë analizën dhe më pas nisjen për në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit ku në orën 19:45 me orën lokale do të startojë ndeshja përballë Lindfildit.

vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje