TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 16:10

Kërkojnë të ngrenë lart flamurin kuqezi, Dudaev kalon në gjysmëfinale, mundësi Abakarov pret të mësojë kundërshtarin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkojnë të ngrenë lart flamurin kuqezi, Dudaev kalon

Po zhvillohet në Budapest turneu i mundjes "Polyak Imre dhe Varga Memoria", ku marrin pjesë edhe dy përfaqësuesit e Shqipërisë. Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov kërkojnë të ngrenë lart flamurin kuqezi, me çeçenët e natyralizuar në shqiptarë që e kanë nisur mbarë këtë event.

Islam Dudaev mundi dy kundërshtarët në peshën deri në 65 kilogramë, për të kaluar në gjysmëfinale. Fillimisht sportisti u imponua ndaj argjentinasit Agustin Alehandro dhe më pas mundi në çerekfinale francezin Khamzat Arsemezuev.

Në përballjen e fundit, Dudaev fitoi 11-0 duke dominuar kundërshtarin dhe tashmë po pret të mësojë rivalin për në fazën e radhës. Veç tij, në garë është edhe Zelimkhan Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë në peshën deri në 61 kilogramë dhe është kampion i Europës.

islam dudaev zelimkhan abakarov mundësit e natyralizuar në shqiptarë

Lini një Përgjigje