
Lionel Mesi iu përgjigj pyetjeve të shokëve të tij në kombëtaren e Argjentinës. Paulo Dibala pyeti nëse “Pleshti” mendon për atë që ka arritur.
“Kur konkurroni vazhdimisht, kur vendosni synime të reja për veten tuaj, vlerësoni pak arritjet tuaja. Jam në një pikë në karrierën time ku më pëlqen gjithçka që po ndodh dhe vlerësoj gjithçka shumë më tepër sepse e di që këto janë vitet e fundit të karrierës sime.
Mendoj se kur të përfundoj karrierën time, do të vlerësoj shumë më tepër gjithçka që kam arritur. Sidomos fakti që u bëra kampion bote”, tha Mesi për “TV Publica”.
Kujtojmë se 36-vjeçari tani do të luajë për Inter Miami në kampionatin amerikan.
Lini një Përgjigje