TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Korrik 2023, 18:39

Rivalët e Tiranës mbërrijnë në kryeqytet për ndeshjen e Ligës së Konferencës, bardheblutë braktisin “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Rivalët e Tiranës mbërrijnë në kryeqytet për

Tirana do të presë në kryeqytet skuadrën e Dinamo Batumit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Së fundmi, klubi gjeorgjian ka postuar disa foto të skuadrës që është ulur në aeroportin e Rinasit dhe janë nisur drejt hotelit ku do të akomodohen.

Sfida do të luhet ditën e nesërme, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”.

Bardheblutë synojnë fitoren përpara tifozëve të tyre për të shkuar më pas në Gjeorgji me një avantazh më shumë për kualifikimin.

Pas konferencës për shtyp që u mbajt në ‘Air Albania’, skuadra duhej të zhvillonte edhe stërvitjen e fundit si zakonisht në stadiumin e ndeshjes. Por, nuk do të ndodhë kështu, pordrejtuesit kanë vendosur të mos e rëndojnë akoma më shumë barin, pasi mbrëmjen e djeshme luajti Partizani ndaj BATE Borisov.

Në orën 20:00 do të zhvillojë edhe Dinamo Batumi stërvitjen e tyre në këtë impiant sipas rregullave të UEFA-s. Tirana i binte që ta zhvillonte seancën para kësaj ore, por temperaturat e larta bënë që stafi teknik ts ‘braktiste’ këtë ide.

tiran dinamo batumi liga e konferencës

Lini një Përgjigje