
Portieri i PSG-së, Serxhio Riko, vijon të përmirësohet dita-ditës, pasi ndodhej në koma si pasojë e një aksidenti të ndodhur më 28 maj të këtij viti.
Tashmë ai është i vetëdijshëm dhe ka dërguar një mesazh për të falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e ofruar. Ajo që nuk dihet dhe nuk mund të vërtetohet është se andaluziani ka qenë duke hipur mbi kalë kur ka ndodhur aksidenti.
Përveç kësaj, mediat spanjolle kanë bërë me dije se ka dalë në dritë edhe raporti mjekësor i portierit spanjoll, i cili thotë se futbollistit i ka munguar vetëm gjysmë centimetri që të shkonte në botën tjetër. Me fjalë të tjera, nëse lëndimi do të kishte qenë gjysmë centimetri më i thellë, ai do të kishte vdekur.
Lini një Përgjigje