TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Korrik 2023, 15:42

Një shifër qesharake “lë në baltë” Al Nasri, FIFA i mbyll merkaton për 3 sezone skuadrës arabe

Shkruar nga Pamfleti

Një shifër qesharake “lë në baltë” Al

Kur në Arabi po bëhet një luftë se cila skuadër merr lojtarët më të mirë, FIFA i ka bllokuar merkaton klubit të Al Nasr. Skuadra në të cilën bën pjesë edhe Ronaldo, nuk do të ketë mundësi të afrojë lojtarë të tjerë për 3 merkatot e ardhshme.

Lajmi është raportuar nga Anglia dhe është “Daily Mirror” që raporton se shkak për këtë është bërë një çështje e hershme që lidhet me një transferim. Në vitin 2018, Al Nasr siguroi shërbimet e futbollistit Ahmed Musa nga Leister Siti, por klubi arab nuk ka mbyllur detyrimet financiare karshi anglezëve, pavarësisht se ka pasur disa njoftime nga FIFA.

Shuma e papaguar nga Al Nasr është qesharake duke llogaritur shpenzimet që klubi ka bërë në vitet e fundit. Bëhet fjalë për rreth 460 mijë euro të papaguara të cilat në fakt janë bonuse që klubi anglez përfitonte me kalimin e kohës, por që tani shuma është rritur për shkak të vonesave. Në Arabi, janë të bindur se do të paguhet shumë shpejt gjoba dhe merkatoja do të hapet.

al nasri skuadra arabe fifa

Lini një Përgjigje