TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 22:13

Spektakël në “Air Albania”, Partizani brazon shifrat, të kuqtë i kundërpërgjigjen BATE Borisov (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Spektakël në “Air Albania”, Partizani brazon shifrat,

Zhbllokohet ndeshja që po luhet në “Air Albania”. BATE Borisov ndëshkon Partizanin në momentin më të mirë të të kuqve. Bjellorusët kaluan në avantazh në minutën e 58. Pas një harkimi nga e djathta, Qirko ndali gjuajtjen e Malkeviç me kokë e pastaj Antilevski dërgoi topin në rrjetë.


10 minuta më vonë, Partizani barazoi shifrat. Pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Murataj, i cili e dërgoi te Cara, me këtë të fundit që tundi rrjetën.


Të kuqtë dominuan 45 minutat e para, duke u shfaqur shumë të rrezikshëm në kërkim të golit.

Në minutën e 4, vendasit provuan me Carën, por ky i fundit nuk ia doli të godiste, me portierin e skuadrës bjelloruse që kontrolloi topin! 4 minuta më vonë, ishte sërish Cara që provoi, por goditja e tij ishte qendrore.

Në minutën e 15, Rrapaj tentoi nga distanca, por nuk gjeti kuadratin e mbrojtur nga Kudravets.  2 minuta më pas, Artem Kontsevoj flirtoi me golin. Futbollisti bjellorus nuk gjuajti mirë nga një pozicion i vështirë, shumë afër portës.

Në minutën e 20, Murataj iu afrua golit me një predhë, por gjuajtja e mesfushorit shkoi shumë afër shtyllës. Në minutën e 30, Partizani u shfaq në sulm, por Da Silva nuk u koordinua mirë me kokë.

partizani bate borisov champions league

Lini një Përgjigje