
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së turit të parë kualifikuese të Champions League. Partizani dhe BATE Borisov i kanë mbyllur në paqe këto 45 minuta, teksa sfida e luajtur në “Air Albania” përfundoi me rrjeta të paprekura.
Të kuqtë dominuan takimin, duke u shfaqur shumë të rrezikshëm në kërkim të golit.
Në minutën e 4, vendasit provuan me Carën, por ky i fundit nuk ia doli të godiste, me portierin e skuadrës bjelloruse që kontrolloi topin! 4 minuta më vonë, ishte sërish Cara që provoi, por goditja e tij ishte qendrore.
Në minutën e 15, Rrapaj tentoi nga distanca, por nuk gjeti kuadratin e mbrojtur nga Kudravets. 2 minuta më pas, Artem Kontsevoj flirtoi me golin. Futbollisti bjellorus nuk gjuajti mirë nga një pozicion i vështirë, shumë afër portës.
Në minutën e 20, Murataj iu afrua golit me një predhë, por gjuajtja e mesfushorit shkoi shumë afër shtyllës.
Në minutën e 30, Partizani u shfaq në sulm, por Da Silva nuk u koordinua mirë me kokë.
Lini një Përgjigje