TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 19:35

Karabaku përmbys ndeshjen në “frymën e fundit”, Xhixha protagonist në Champions, shqiptari tund rrjetën me të majtën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Karabaku përmbys ndeshjen në “frymën e fundit”,

Karabagu ia ka dalë të triumfojë vetëm në minutat e fundit përballë Linkoln Red Imps në ndeshjen e vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Skuadra e Redon Xhixhës ka triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2

Skuadra nga Gjibraltari zhbllokoi shifrat në minutën e 25 me Gomez. Vendasit e panë veten në avantazh deri në minutën e 58, kur Redon Xhixha vendosi baraspeshën për ekipin azerbajxhanas.


Shqiptari, me një silurë me të majtën në hyrje të zonës tundi rrjetën, duke gëzuar tifozët e skuadrës së tij. 


Për 24-vjeçarin ky është goli i dytë me fanelën e Karabagut. Xhixha ka luajtur më parë për Tiranën për 2 sezone me radhë, ndërsa fillimet e veta i pati te Laçi.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, Karabagu gjeti golin e sigurisë në minutën e 90+4 me Benzia.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme, ku ekipi azer është me "një këmbë" në turin e dytë të Champions League.

karabag linkoln red imps champions league redon xhixha

Lini një Përgjigje