
Arlind Ajeti ka një skuadër të re dhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës rumune të Kluzhit. Mbrojtësi kuqezi ka firmosur ditën e sotme dhe është prezantuar nga vetë klubi.
Pas një sezoni të mirë në aspektin pozitiv me skuadrën e Pordenones, Ajeti kalon në këtë mënyrë në Rumani në një nga skuadrat më të mira rumune, teksa kërkohej nga Tirana në Superiore. Te Kluzhi, ai do të gjejë edhe një tjetër shqiptar dhe bëhet fjalë për Ermal Krasniqi.
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i skuadrës sonë!
Mbrojtësi qendror me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, ka luajtur në Serinë A për Torinon, Frosinonen dhe Krotonen. Mbrojtësi gjatë karrierës së tij luajti edhe në Zvicër për Grasshopers, por edhe për Bazelin, skuadër me të cilën fitoi 4 herë titullin dhe luajti në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.
Ajeti luan për kombëtaren e Shqipërisë, skuadër për të cilën ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka marrë pjesë në Kampionatin Europian në vitin 2016”, shkruan klubi rumun.
Lini një Përgjigje