TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2023, 21:18

Largimi i Ancelottit në 2024-ën, Reali mund të bjerë sërish në 'duart' e Zinedine Zidane

Shkruar nga Pamfleti

Largimi i Ancelottit në 2024-ën, Reali mund të bjerë

Në fund të sezonit 2023/2024, Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid dhe do të marrë përsipër kombëtaren braziliane. Klubi madrilen tashmë po punon ngadalë për gjetjen e një timonieri të ri për skuadrën.

Sipas Daily Mail, Zinedine Zidane, i cili tashmë ka trajnuar Real Madridin për dy periudha, është në listën e ngushtë.

Vlen të kujtojmë se nën drejtimin e Zidane, Real Madrid fitoi shumë trofe, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe tre trofe të Champions League.

Burimi bën me dije se Real Madrid ka në listën e kandidatëve edhe Xabi Alonson, Alvaro Arbeloa dhe Raul. I dyti dhe i 3-ti tashmë janë duke punuar në strukturën e Los Blancos me ekipet e të rinjve.

zidane real ancheloti

Lini një Përgjigje