TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2023, 21:18

Kampionët e Europa League ‘të dashuruar’ pas Uzunit, Sevilla kërkon me ngulm shërbimet e ‘bomberit’ shqiptar   

Shkruar nga Pamfleti

Kampionët e Europa League ‘të dashuruar’ pas Uzunit,

Aventura e ‘bomberit’ shqiptar në ligën e dytë spanjolle dhe puna e tij madhe me “Granadan” duket se po jep frytet e saj.

Myrto Uzuni ishte padyshim protagonisti absolut me 23 gola e 5 asiste në ringjitjen e spanjollëve të Granada, në elitën e futbollit spanjoll, pas një viti në La Liga 2.

Mirëpo, përveç simpatizantëve të beratasit dhe tifozëve spanjollë të Granada, Uzuni ka mahnitur dhe bordin e “andaluzianëve” të Sevilla, të cilët duan ta bëjnë të tyrin 28-vjeçarin, teksa e shohin si një përforcim të vyer për sezonin e ardhshëm.

Por për të përfituar shërbimet e beratasit, kampionët e Europa League, duhet të paguajnë klauzolën e tij, e cila është plot 20 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme për spanjollët, për një lojtar me cilësitë e Uzunit.

uzuni sevilla bomberi shqiptar

Lini një Përgjigje