
Lajmi i trishtë! Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë.
Bëhet fjalë për të riun Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes A Class, kur u përplas me një kamion, teksa një copë metalike, iu shkëput kamionit, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku mjekët deklaruan vdekjen e tij. Ditën e djeshme arkivoli me trupin e pajetë u kthye në Treviso, ndërsa sot i është dhënë lamtumira e fundit.
23-vjeçari Klaudio Mirashi me origjinë nga Shkodra kishte emigruar në vitin 2006.
I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte një sulmues, ku luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Kievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë. I riu kishte ndjekur për një periudhë 3-vjeçare institutin Xhorxhi në Treviso, ku edhe ishte diplomuar.
Lini një Përgjigje