
Armando Dobra po tregon që në ditët e para të përgatitjeve për sezonin e ri se ky mund të jetë sezoni i shpërthimit në futbollin anglez. Lojtari i Çesterfilld po shënon me rregullsi në ndeshjet e para përgatitore të klubit të tij që synon të ngjitet një kategori më lart në këtë edicion.
Pasi shënoi një dopietë në ndeshjen e 4 ditëve më parë, Dobra është rikthyer përsëri si protagonist me klubin e tij. Sot ekipi i shqiptarit kishte ndeshjen e radhës kundër Alfreton Taun, ndeshje që u fitua nga ekipi i sulmuesit të Kombëtares sonë me rezultatin 1-5.
Në pjesën e parë të ndeshjes, ku ai ishte titullar, ish-futbollisti i Shpresave realizoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 me një gjuajtje në kufijtë e zonës, duke treguar se është në një formë shumë të mirë edhe sa i përket saktësisë para portës.
Një paraqitje që mund të jetë dhe sinjal për Sylvinhon pasi jemi pranë ndeshjeve të shtatorit.
Lini një Përgjigje