
“Bravo Karlos, parakalim i bukur në kthesën e fundit”. Sharls Lëklerk ka bërë ironi me lëvizjen e Karlos Sainz përmes radios, i cili parakaloi shokun e tij të skuadrës te Ferrari pak para se të dy të fillonin xhiron e provave zyrtare në Silverstone.
Fjalët që vijnë pas pakënaqësisë së shprehur nga spanjolli, i cili duke ndjekur urdhrin për të lënë monegaskun të kalonte përpara se të dilte në pistë, i kishte thënë skuadrës:
“Është e padrejtë që kërkoni, unë do të sakrifikoj temperaturën e gomave të mia. Jam i katërti dhe ai i treti, kështu që unë jam më i rrezikuar”.
Një nervozizëm që rrjedh nga situata shumë e nxehtë e seancës: në atë moment, në fakt, pilotët po ktheheshin në pistë pas flamurit të kuq të shfaqur për problemin me Kevin Magnusen.
Në fakt, me vetëm tre minuta në dispozicion, të gjithë pilotët u përpoqën të qendronin sa më shumë përpara për të regjistruar kohën më të mirë në një pistë që po thahej gradualisht. Tensioni i kuptueshëm, por që akumulohet pas atij të përjetuar në Austri.
Leclerc nampak menyukai manuver Sainz saat prep-lap.
— F1 Speed Indonesia (@f1speed_indo) July 8, 2023
"Nice Carlos, Nice, good overtake in the last corner..." pic.twitter.com/yKXmqv5RwY
Lini një Përgjigje