TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 17:56

Maks Vershtapen siguron “pole position”, piloti holandez bën ligjin edhe në Silverstone, bie Ferrari

Shkruar nga Pamfleti

Maks Vershtapen siguron “pole position”, piloti holandez bën

Piloti holandez Maks Vershtapen siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën e Silverstone, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’26”720 me makinën e tij Red Bull, duke qenë më i shpejti në pistë.

Ai do ta ndajë vijën e parë të startit me britanikun Lando Norris me MekLaren, që u klasifikua në vendin  e dytë. Provat e sotme u karakterizuan nga një pistë e lagur, kryesisht në dy sesionet e para të provave zyrtare, pasi më tej pista u tha dhe kohët sa vinin e përmirësoheshin, duke bërë që surprizat të mos mungojnë.

MekLaren u paraqit mirë në këtë pistë, teksa siguroi edhe vendin e tretë me Oskar Piastri, duke lënë pas dy makinat Ferrari. Shrals Lëklerk (i katërti) la pas shokun e tij të skuadrës Karlos Sainz (i pesti) e pas tyre u renditën dy makinat Mercedes, me Xhorxh Rasëll dhe Luis Hemilton.

Në “top-10” u renditën edhe Aleksandër Albon, Fernando Alonso e Pier Gasli. Zhgënjeu sërish meksikani Serxhio Perez me Red Bull, që u klasifikua në vendin e 16, duke mos hyrë dot në garë për “pole position”. Për Maks Vershtapen, ky ëhstë “pole position” i pestë radhazi, çka tregon domiminin e tij.

maks vershtapen piloti holandez formula 1 çmimi i madh i anglisë

Lini një Përgjigje